×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, sulmuan fizikisht dy persona të tjerë

    Insajderi
    22 November 2023 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë të Veriut, pasi të njëjtit kanë fyer e më pas edhe kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë.

    Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore ku edhe u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit të policies.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Raporti i plotë:

    “Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri 21.11.2023 – 01:45.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit fillimisht kishin fyer e më pas edhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit fizik, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark