×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje në Gjilan

    Insajderi
    06 August 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria Rajonale në Gjilan, Njësiti i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

    Të arrestuarit janë D.M.(1976) dhe E.M. (1980).

    “Në lidhje me këtë ky njësit pas koordinimit dhe marrjes së lejes nga Prokurori i Shtetit ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të shtëpisë së të dyshuarve ku ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një armë zjarri të llojit Pietro Beretta Gardone V.T. të kalibrit 7.65 mm, shtatë (7) fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një karikator. Arma së bashku me provat tjera materiale janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatë”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt,  ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark