×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen katër të dyshuar në Deçan, vodhën gjësende të ndryshme dhe i shitën

    Insajderi
    03 November 2022 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona tё dyshuar në Deçan, për disa vepra penale – “vjedhje nё tentativë”, “vjedhje dhe blerje”, “pranimi ose fshehja e sendeve tё përfituara me kryerjen e veprës penale”.

    Siç ka njoftuar Policia, të dyshuarit janë kapur pas një pune hetimore rreth 2-javore.

    “Policia e Kosovës, nё Stacionin Policor në Deçan, nga data 17.10.2022 e deri me datё 01.11.2022, janё raportuar pesё (5) raste tё vjedhjeve tё gjësendeve tё ndryshme. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, me datë 01.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njё person i dyshuar, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё arrestuar me datё 02.11.2022”, thuhet në komunikatën e Policisë të rajonit të Pejës.

    Aty thuhet, se Policia nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka arrestuar edhe dy persona tjerë tё dyshuar pёr veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё përfituara me kryerjen e veprës penale”.

    “Nga Policia janё sekuestruar: 2 gjeneratorë, 4 copё goma tё veturave dhe 1 mjet pёr larjen e veturave, tё njëjtat do t’u kthehen pronarёve legjitimë pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore”, thotë policia.

    Pas intervistimit, tё dyshuarit për vjedhje janë dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy tё dyshuarit pёr veprёn tjetër penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё përfituara me kryerjen e veprёs penale, janё liruar nё procedurё te rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark