×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trafikuan njerëz, arrestohen tre persona në Gjilan

    Insajderi
    31 October 2022 - 09:39

    Janë arrestuar tre të dyshuar, prej tyre dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovarë për veprën penale trafikim me njerëz.

    Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar, një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil.

    Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    TRAFIKIM ME NJERËZ

    Gjilan 30.10.2022 11:30  Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark