×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen tre persona për trafikimin e vajzës në Podujevë, viktima është e mitur

    Insajderi
    19 September 2022 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtunën, policia arrestoi dy të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”, ndërsa siç bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, sot është bërë arrestimi i të dyshuarit të tretë për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, e cila dyshohet të jetë e mitur.

    Ndaj tre të dyshuarve, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarja për Informim dhe Monitorim të Mediave nga Prokuroria, Laureta Ulaj.

    “Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se fillimisht me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur janë dërguar në mbajtje tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe për të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, tha Ulaj.

    Më poshtë raporti i Policisë së Kosovës për arrestimin e të dyshuarit të tretë për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

    SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT

    Podujevë 18.09.2022 – 14:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark