×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen tri gra në Prishtinë, detyronin dhe ofronin prostitucion

    Insajderi
    06 October 2022 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë janë arrestuar tri gra nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrimin e lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”, shkruan Insajderi.

    Rasti ka ndodhur në rrugën Ali Vitia në kryeqytet.

    Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Njëra është shtetase e Kosovës dhe dy të tjerat nga Shqipëria.

    “Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime. Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark