×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim

    Insajderi
    25 January 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në ora 16 30 në fshatin Greme të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar.

    Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.

    Policia ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark