Policia e Kosoovës e ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në Podujevë.
Personit me iniciale L.K i është konfiskuar një armë zjarri, një thikë, narkotikë e një motocikletë.
Fillimisht i dyshuari kishte paraqitur dokumente identifikuese të dikuj tjetër.
“Dje nga zyrtarët policor të Podujevës , në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, është ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.
Personit të dyshuar:
-L K, mashkull, 28 vjeç, (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar:
-1 armë zjarri,
– 1thikë,
-sasi të narkotikëve,
-një motoçikletë etj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se “Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëtën rrugë), ku ka sekuestruar:
– një çantë me një shumë parash,
– një armë zjarri,
– një motoçikletë etj”.
Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.