×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet 38 vjeçari në Mitrovicë për sulm në tentativë

    Insajderi
    07 June 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm në tentativë” në Mitrovicë.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari S.A dyshohet të ketë kanosur ankuesen M/K/Sh pas një mosmarrëveshjeje.

    “Bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së ankuesit M/K/Sh, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga personi i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari S. A, 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”, bën të ditur Policia.

    Siç njofton Policia, rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale “Sulm në tentativë”.

    Ndërkaq, të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark