×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së

    Insajderi
    06 June 2021 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arrestuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

    Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

    Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

    “I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19.

    I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren.

    I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te Prokurorit inicohet rasti per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë.

    Rasti eshte nen hetime”, tha Osmanollaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark