×
  • Showbiz
  • Show

    Arrestohet banorja e “Its my home” 

    Insajderi
    17 September 2022 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reality show “It’s my home” po vazhdon me dramat që po krijojnë banorët e saj.

    Mësohet se një zyrtar policor u sulmua nga një konkurrente e këtij programi, e cila u përjashtua mbrëmë.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën ndalim policor.

    Por si ndodhi rasti dhe kur u sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?

    Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.

    Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq. Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit. Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.

    Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë  trajtim mjekësor në spital.

    Në anën tjetër, ndaj të dyshuarës janë kryer procedurat policore dhe e njëjta me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark