×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet Boiken Abazi në Shqipëri

    Insajderi
    20 October 2020 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka njoftuar se në mëngjesine  sotëm është arrestuar aktivisti i tyre, Boiken Abazi.

    Sipas njoftimit të VV-së, thuhet se arrestimi Abazit është bërë gjatë kohës sa ai ishte duke shkuar në një tubim protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, përcjell Gazeta Insajderi.

    VV arrestimin e Abazit e ka cilësuar si të porositur

    “Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    Vetëvendosje ka bërë të ditur se ky tubim ka të bëjë me vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë dhe se kjo protestë është organizuar nga Shoqata “Çamëria”.

    “Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë. Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”, thuhet në njoftim

    VV-së ka bërë thirrje që drejtuesi i qendrës së tyre në Tiranë të lirohet.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark