×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet futbollisti i Gjilanit, dyshohet se e rrahu një grua

    Insajderi
    24 February 2023 - 17:28

    Sulmuesi i Gjilanit në Superligën e Kosovës, Theophilus Solomon, është arrestuar të premten, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, mëson Gazeta Nacionale.

    Solomon, 27 vjeç, dyshohet se e kishte rrahur një grua gjatë kohës sa luante në Shqipëri për Partizanin e Tiranës, sipas burimit të Nacionales.

    Sulmuesi nigerian kishte fletarrestim ndërkombëtar për veprën penale dhunë fizike dhe u arrestua në Kosovë sot gjatë ditës për këtë arsyeje. Ai dyshohet se e kishte goditur me shuplaka një grua gjatë vitit 2020 në Tiranë.

    Solomon ishte pjesë e ekipit shqiptar nga vera e vitit 2019 deri në janar të vitit 2021.

    Ai iu bashkua Gjilanit nga kampioni i Kosovës Ballkani verën e kaluar, dhe ka kontribuuar me 6 gola në 18 paraqitje për klubin kuqebardh, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

    Klubi i Gjilanit ende nuk e ka komentuar arrestimin e futbollistit të vet.

    Solomon e fitoi titullin e kampionit të Kosovës sezonin e kaluar me Ballkanin, i cili ishte i pari në histori për klubin nga Suhareka. 

    Kontributi i tij për Ballkanin në sezonin historik ishte pesë gola dhe dy asiste në 19 ndeshje në Superligë. 

    Në Partizan të Tiranës, ku edhe dyshohet ta ketë kryer veprën penale sulm fizik ndaj një gruaje, ai qëndroi për dy vite. 

    Ai i ishte bashkuar klubit nga kryeqyteti shqiptar në verën e vitit 2019 nga Ujpest FC dhe qëndroi deri në verën e vitit 2021.

    Gjatë kohës së kaluar në Tiranë, ai e fitoi Superkupën e Shqipërisë me Partizanin, një nga tre trofetë e fituar në karrierën e tij deri tani.

    Partizani është klubi për të cilin ka bërë më së shumti paraqitje nigeriani tërë karrierën, 48 ndeshje në total. 

    Në ato ndeshje ai i shënoi vetëm 12 gola dhe i dhuroi 12 asiste. 

    Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, ai ka luajtur në vende të ndryshme gjatë karrierës së tij, si Hungari, Serbi, Kroacia dhe Qipro.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark