×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Arrestohet një 24-vjeçar në Malishevë, iu gjetën pushkë, thikë dhe radiolidhje

    Insajderi
    14 November 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia në Malishevë.

    Atij i janë gjetur një pushkë, 56 copë fishkë, dy thika dhe dy radiolidhje.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuarii mbante në posedim të paautorizuar”.

    “Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark