10:05 - 26 Janar 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, në Podujevë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.

Policia bën të ditur se, i arrestuari është M.H, 34 vjeçar, i cili kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim, tri vite e pesë ditë, për  veprën vjedhje të rëndë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.