×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e dy personave në Bardhosh

    Insajderi
    01 December 2021 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person në cilësinë e të dyshuarit.

    Policia po ashtu bën të ditur se është konfiskuar edhe një armë zjarri.

    “Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në njoftim e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark