10:30 - 28 Dhjetor 2022

Në Gjilan është arrestuar një person, pasi i njëjti gjatë kontrollit në veturën e tij kishte pasur shtatë persona migrantë.

Migrantët siç raporton Policia janë nga Sudani dhe Siria, të cilët kishte qenë duke i transportuar në pjesën lindore të Kufirit me Serbinë.

Ndryshe, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qendrën për migrantë në Vranidoll.

Njoftimi i Policisë:

KONTRABANDIM ME MIGRANTË

SPMK, Gjilan (NN) 27.12.2022, 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij kishte pasur shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria të cilët kishte qenë duke i transportuar në pjesën lindore të Kufirit me Serbinë. Pa intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qendrën për migrantë në Vranidoll.