Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mërkurën për sulm fizik ndaj një referi të futbollit.
Referi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Brestovik-Pejë, 11.05.2022-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar gjyqtar i referimit në futboll i cili kishte qenë duke referuar në një ndeshje futbolli. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.