×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një person në Podujevë: Shiste mjaltë të pasigurt, inspektori ia konfiskon 652 kavanozë

    Insajderi
    08 September 2022 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi dyshohet se ka shitur rrejshëm mjaltë industriale, duke e prezantuar si mjaltë natyrale.

    Policia ka bërë me dije se dje janë kontrolluar dy lokacione. Janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industriale dhe janë konfiskuar.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i  AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje.

    Pas intervistimit i dyshuari është liruar, shkruan Insajderi.

    “Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i  AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark