×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Prishtinë

    Insajderi
    26 October 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e rajonit të Prishtinës ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narko-kriminalitetit.

    Sot rreth orës 01:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë policia ka kryer një kontroll të personave ndaj tre të dyshuarve me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

    I dyshuari A. B, shtetas i Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

    Ndërsa i dyshuari tjetër D. B., po ashtu shtetas i Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.   

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark