×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari i famshëm për fajde

    Insajderi
    21 December 2018 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dalip Brahimi, i famshëm për dyshimet e mëdha për kontrollin në biznesin ilegal të fajdeve në Prishtinë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij, Rrahim Brahimi.

    Ata janë kapur nën Prishtinë, nën dyshimin se është pjesë e një grupi kriminal që merret me fajde e lojëra ilegale të fatit.

    Askioni i policisë është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.  Përpos anëtarëve të familjës Brahimi,  është arrestuar edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha dhe Ismet Salihu. Vetëm një i dyshuar ende nuk është arrestuar. Alban Geci, djali i Sabit Gecit, është ende nën arrati.

    Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që biznesmeni i dyshimtë Dalip Brahimi ka telashe me ligjin.

    Ai ka qenë i akuzuar në një rast për pastrim parash me toka në Çagllavicë, përfshirë Mehmet Prishtinën, shoferin e Azem Sylës, Arton Vilën dhe biznesmenë të lidhur me PDK-në, siç është Bejtush Zhugolli. Mes të akuzuarve ishte edhe djali i ish-kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Albioni. Përfshirja në këtë rast ka nxitur dyshime të më mëdha për prejardhjen e parave të tij.

    Përpos dyshimeve për kryerjen e veprave penale, biznesmeni Dalip Brahimi ka sfiduar vetën edhe në politik. Nuk ka arritur suksese të mëdha si në biznesin ilegal të fajdeve. Ka mbetur vetëm politikan lokal. Ka arritur të bëhet kryetar i degës së AAK-së, në Kodrën e Trimave.

     

    /Insajderi.com

    Arrestohet kryetari i tifozëve “Dardanët” për fajde dhe krim të organizuar

    https://insajderi.org/hulumtime/14404-2/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark