×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet shoferi i autobusit, ja çfarë deklaroi ai në Polici

    Insajderi
    25 July 2021 - 13:35

    Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci, shkruan Insajderi.

    Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit, Slavko Pranjić, ka nisur hetimet në vendin e aksidentit, teksa njoftohet se shoferi i autobusit është arrestuar.

    “Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, një autobus është përfshirë në një aksident në anën jugore të rrugës në Slavonski Brod. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, transportuesi Deva Tours me seli në Prishtinë,” tha Pranjic.

    “Shoferi i autobusit u gjetë në vendngjarje, teksa i njëjti është arrestuar. Një hetim u krye, veprime të tjera provuese po ndërmerren për të filluar procedurat penale. Deri më tani, kemi informacion se ka 10 persona të vdekur dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë”, tha ai.

    “Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në një mënyrë të papërshtatshme. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi Pranjic./Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark