×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shoferi i Lavdim Krasniqit, drejtorit të Sekretariatit të KPK-së

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zgjerimi i hetimeve në rastin e dyshimeve për korrupsion në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka vendosur nën pranga edhe shoferin e drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi.

    Arrestimi i shoferit të Krasniqit ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, raporton Gazeta Insajderi. Ai dyshohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

    Shoferi i drejtorit – të arrestuar të martën – të Sekretariatit të KPK-së, është dërguar në mbajtje të mërkurën, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

    “Në lidhje me rastin është raportuar se me 03.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi dhe asistentja e tij, Marigona Berisha, u arrestuan të martën. Të mërkurën, ndaj Krasniqit u caktua masa e paraburgimit, ndërsa ndaj Berishës masa e arrestit shtëpiak.

    Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, ndërkaq Marigona Berisha për mos lajmërim të veprës penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark