×
Insajderi

Arrijnë në gjykatë Jeton e Nexhat Vllasaliu – Nis gjykimi për vrasjen e Bedri Rexhepit

Insajderi
14 November 2022 - 14:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ka nisur të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj dy vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Dy vëllezërit e dyshuar për vrasje kanë arritur në Gjykatën Themelore të Ferizajt ku edhe nisi seanca e parë e gjykimit ndaj tyre, shkruan Insajderi.

Vëllezërit  Jeton e Nexhat Vllasaliu,  ngarkohën nga Prokuroria Themelore e Ferizajt me dy vepra penale për vrasjen e biznesmenit, Rexhepi “vrasje e rëndë” e “dëmtim i kufomave, varreve”.

Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për përmbajtjen e aktaktuzës së krimit të rëndë që tronditi Kosovën.

Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qytetit të Shtimes.

Pas afro 1 vjet e gjysmë është arritur të gjendet trupi i tij. I ndjeri, sipas prokurorisë u vra në bashkëkryerje nga vëllezërit Vllasaliu. Nexhati e Jetoni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark