Arsenali do të humb deri në 85 milionë euro edicionin e ardhshëm pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Humbja nga Newcastle United u ka kushtuar londinezëve me pozitën e katërt që siguron pjesëmarrjen në Champions në edicionin e ri.
Dhe pasojat financiare janë të mëdha pasi paratë që mund të fitohen nga Liga e Evropës janë dukshëm më pak se ato nga pjesëmarrja në Champions.
Sa për krahasim, Real Madridi, i cili përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, ka fituar tashmë 115 milionë euro këtë edicion.
Ndërsa kampioni i Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurti, ka fituar vetëm 20 milionë euro.
Humbje financiare Arsenali do të ketë edhe në të ardhurat nga të drejtat televizive dhe sponsorimet.