×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali me fitore komode kundër Wimbledonit, Man Utd eliminohet nga West Hami

    Insajderi
    22 September 2021 - 23:10

    Arsenal ka arritur të triumfojë 2-0 ndaj Wimbledon duke siguruar kalim në fazën tjetër të Kupës Carabao.

    ‘Gunners’, ishin më të mirë në fillimi dhe arritën të gjejnë golin e parë qysh në min e 11’ përmes Alexander Lacazette.

    Vendasit vazhduan me dominim, megjithatë pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

    Edhe në pjesën e dyte ‘Topçinjtë’ kishin iniciativën dhe pas shumë rasteve të shpërdoruar ishte Emile Smith Rowe ai që shënoi në min e 77’ për 2-0.

    Ndërsa rezultatin përfundimtarë 3-0 e vulosi Edward Nketiah me golin e tij në min e 80’.

    Kështu Arsenali kualifikohet në fazën tjetër të “Carabao Cup”.

    Në anën tjetër Manchester United është eliminuar nga kupa, pasi pësoi humbje 0-1 nga West Hami në “Old Trafford”.

    Image

    Vendimtarë në këtë ndeshje doli të jetë goli i realizuar nga Manuel Lanzini në minutën e 9’.

    “Djajtë e Kuq”, përkundër shumë tentimeve nuk arritën të barazojnë rezultatin dhe kështu e mbyllin aventurën në këtë kompeticion.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark