‘Topçinjtë’ e Arsene Wenger me paraqitje spektakolare kanë mposhtur West Hamin në udhëtim, për t’u ngritur në vendin e dytë në tabelë.
Sanchez me tre gola, Ozil dhe Chamberlain me nga një gol, shënuan për t’i siguruar fitoren e Arsenalit, raporton Insajderi.
Golin e vetëm për West Hamin e shënoi sulmuesi anglez Andy Caroll.
Me këtë fitore Arsenali ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të katërt dhe tri më pak se Chelsea, që kryeson Premier Ligën me 34 pikë. /Insajderi.com