×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali skuadra me më shumë para rezervë në botë

    Insajderi
    01 March 2016 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raport në detaje i revistës “Swiss” thekson se “topçinjtë” kanë një sasi monumentale parash të gatshme, të pashpenzuara, më shumë se dyfishin e 75 milionë eurove.

    Lajmi ka ardhur si një “thikë me dy tehe” për mbështetësit e frustruar të Arsenalit, të cilët duan që klubi të shpenzojë më shumë para në transferimet e futbollistëve.

    Arsene Wenger, i cili u rrëzua në rrugën drejt titullit, me humbjen 3-2 në fushën e Manchester United, gjatë fundjavës së kaluar, i ka fryrë llogaritë e klubit të tij me 159 milionë euro.

    Kjo është shumë më e lartë se e gjigantëve spanjollë të Real Madridit dhe Barcelonës, ​se i ​dy klubeve të Manchesterit dhe i Bayern Munich të Pep Guardiolës.

    Nga njëra anë, “topçinjtë” kanë dështuar për të tërhequr lojtarë të klasit botëror në hapësirën vitale të transferimeve, sidomos kur skuadra e tyre ka nevojë të përforcohet.

    Megjithatë, duket se rreth 100 milionë euro do të përdoren në verë për përmirësimin e ekipit.

    Këtë janar, Arsene Wenger ka blerë vetëm një lojtar, egjiptianin Mohamed Elneny nga FC Basel, por në verë mund të jetë në rregull vetëm nëse Leicester, Tottenham ose Manchester City nuk fitojnë titullin e Premier Ligës.

    Raporti, gjithashtu, parashikon se ky ekuilibër të hollash mund të rritet aq lart, sa të shkojë deri në 250 milionë euro deri në kohën e llogarive vjetore, që bëhen në maj, edhe pse jo të gjitha paratë do të jenë të dedikuara për transfere.

    Dhe llogaritë, gjithashtu, tregojnë se si kursimi për një numër vitesh e ka vënë Arsenalin në një pozitë të fortë financiare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark