×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsim Bajrami kërkon ballafaqim jashtë mediave me Enver Hasanin

    Insajderi
    03 October 2018 - 15:31

    Kritika për librin e tij që ia bëri Enver Hasani, profesori i Juridikut Arsim Bajrami, po kërkon që të bëhet me standarde shkencore dhe jashtë mediave.

    Autori i librit “E drejta Universitare”, për të cilin Hasani shkroi një kritikë kaq të gjatë, nuk ka dashur të komentojë akuzat ndaj librit të tjij.

    Arsim Bajram për Insajderin ka thënë se kritikat e tilla nuk diskutohen në media, por me standarde shkencore.

    “Jo nuk kam asnjë koment. Ajo kritikë nuk zhvillohet mëpërmjet mediave, por me standarde shkencore”, ka thënë Bajrami.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga autori tjetër i librit, Florent Muçaj por i njëjti nuk ka qenë i çasshëm.

    Enver Hasani dhe Arsim Bajrami janë profesorë në Fakultetin Juridik.

    Gazeta Insajderi më herët publikoi pjesë nga kritika e Hasanit për librin e Arsim Bajramit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark