09:27 - 11 Shkurt 2023

Një mësimdhënës, është arrestuar dje (e premte) në Dragash, pasi dyshohet se e ka rrahur nxënësin.

Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.