×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Arta Nitaj qan në prapaskenë pas komentit të Ermalit për Dubain?

    Insajderi
    21 September 2022 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrjetet sociale është bërë virale një video e Ermal Mamaqit dhe komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

    Aktori duket se ka risjellë në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij.

    “Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?”, pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: Duhet të shkosh në Brazil.

    Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: Brazil apo Dubai?

    Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: Po me Dubain ç’kishe tani?

    E modelja nuk foli fare, thjesht e kaloi me një buzëqeshje.

    Reagimi i saj u komentua shumë edhe në mediat sociale teksa ‘Kryefjala.com’ shkruan se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë modelen në prapaskenat e programit.

    @lyrics_lorenzo #viral #fyp #qeshmelot🤣🤣🤣 #shqip #shqipe #🇦🇱 #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #meme #funny #lyrics_lorenzo #goviral #pleasegoviral ♬ original sound – Lorenzzo

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark