23:27 - 21 Shtator 2021

Opinionisti Artan Behrami në debatin televiziv me kandidatët për kryetar të Prishtinës ka bërë krahasimin e kandidatëve për kryetar të kryetar të kryeqytetit.

Në debatin ku i ftuar është Daut Haradinaj, Behrami tha se fuqia e Haradinajt ndaj kundërshtatëve të tij qëndron në aftësinë e tij për të marrë vendime të guximshme. Behrami tha se kjo veti i ka munguar kryetarit aktual të Prishtinës, e potencialisht e njëjta i mungon edhe kundërkandidatëve të Haradinajt.