×
  • Sport
  • Sport

    Artan Osamni: FFK po e injoron vullnetin e pesë klubeve të Superligës – sqaron edhe nënshkrimet e Prishtinës

    Insajderi
    23 March 2022 - 19:47

    Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi sot gjatë ditës se kandidimi i Gramoz Vokrrit për të parin e FFK është refuzuar, pasi nënshkrimet e Prishtinës, Ulpianës dhe Kikës ishin jo-valide.

    FFK sot publikoi vendimin e Komisionit, i cili ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e delegatëve të klubeve.

    Rreth kësaj, Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e FC Prishtinës – Artan Osmanin, i cili ka shprehur ‘mllefin’ me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku edhe ka cenuar me mos vazhdimin e Kampionatit, në rast se injorohet vullneti i 5 klubeve të Superligës.

    “Aty është vetëm një komunikim zyrtar me FFK edhe me lidhjen rajonale. Qatë komunikim zyrtar është vendimi i protokolum në lidhje me kandidatët edhe me qaq përfundon kjo temë.

    “Kryesia e ka vendos atë punë, por praktikisht komplet Prishtina ja ka dhënë votën Gramoz Vokrrit. Komplet kandidatët e Prishtinës ja kanë dhanë votën Gramoz Vokrrit, a në parim është vetëm një komunikim zyrtar lidhur me atë çështje.

    Është një vend tjetër që është shkruar prej e-mailit privar, prej ish kryetarit që ka dhënë dorëhëqje, Remzi Ejupit, në imellë privat njëfar vendimi i paprotokollumë si duket qaty janë kapë ata tash dojnë me gjetë një arsyetim për me eliminu prej garës Gramos Vokrrin.

    Sido që të jetë nëse ai ka vendos me injoru vullnetin e 5 klubeve të Superligës at’herë kemi problem shumë serioz. E vnoj në diskutim edhe vazhdimin e garës.

    LRFP konstatoi se delegatë të ligjshëm dhe të regjistruar në Kuvendin e FFK’së nga radhët e FC Prishtinës janë Fikret Maçastena dhe Bajram Sheifi, ndërsa Artan Osmani dhe Rrahman Haradini nuk janë delegatë të ligjshëm dhe se njoftimi për ndërrimin e delegatëve nuk është për në përputhje me aktet e brendshme dhe statutin.  

    Delegatët e klubeve përkatëse zgjedhen nga kuvendi i klubit, ndërsa tek Prishtina ky kuvend nuk është mbajtur tash e një kohë.

    Shumë herë ka pasur polemika mes dyshes Haradini dhe Ejupi se cili është aksionar më i madh tek FC Prishtina, të cilët e dëmtuan kandidatin për kryetar të FFK’së, Gramoz Vokrrin.

    Ejupi ka thënë se klubin në dy vitet e fundit financiarisht e ka udhehequr Haradini dhe se është larguar nga drejtimi i klubit.

    Mirëpo për t’u larguar nga pozita e presidentit, duhet të mbahet kuvendi i klubit, i cili përbëhet nga aksionarët e klubit. Dhe për t’u votuar largimi i Ejupit, duhet pëlqimi i gjithë bordit.

    Pra, praktikisht Remzi Ejupi është ende president i klubit të Prishtines.

    Ndonëse Ejupi dhe Haradini kanë mbështetur kandidaturën e Gramoz Vokrrit, mos-akordimi i tyre ka bërë që nënshkrimet e delegatëve të klubit të shpallen të pavlefshme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark