×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Arti i të jetuarit në Prishtinë, gështenja e relaks” ambasadori i ri francez shëtit në kryeqytet

    Insajderi
    15 October 2022 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i sapoardhur i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ditën e sotme të vikendit e ka shfrytëzuar për shëtitje në Prishtinë.

    Guerot përmes një postimi në rrjetin social, Twitter njoftoi se kishte dalë sot në rrugët e kryeqytetit.

    Në një mot të mirë që ka mbretëruar sot, ai ka parë kafiteritë e mbushura me të rinj dhe shitësit e gështenjave.

    “Arti i të jetuarit në rrugët e Prishtinës. Relaks dhe gështenja. Kosova e mrekullueshme” ka shkruar ai në Twitter.

    Guerot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidentja Osmani në fillim të tetorit. Derisa ka konfirmuar përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark