12:00 - 15 Shkurt 2016

Të jesh një yll kërkon që pas vetes duhet të keni një menaxher të besueshëm. E kush do të jetë më e besueshme  se nëna e juaj?

Disa nga këngëtarët, modelet dhe aktorët më të njohur të showbizit ndërkombëtar prapa vetes kanë menaxher nënat e tyre, të cilat kujdesen deri në detaje që karriera e tyre të jetë sa më e suksesshme.

Në listën e artistëve të famshëm që ndihmohen nga prindërit e tyre janë Lindsay Lohan, Kanye West, Miley Cyrus, Usher, Christina Millian, Selena Gomes, dhe të gjithë motrat Kardashian.

Edhe në Kosovë një numër i artistëve menaxhohen nga prindërit e tyre, përfshirë Zanfina Ismailin, Leonora Jakupin, Adelina Berisha, e të tjerë./Insajderi