×
Show

Artisti i ri Ari kap milionëshin e parë – video

Insajderi
27 August 2020 - 09:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Viti 2020 ka qenë një vit shumë produktiv sa i përket botës së muzikës, ndonëse koncertet u anuluan u krijua kohe dhe hapësirë me e madhe që muzikantet të krijojnë produkte të reja, duke bërë që të ketë këngë dhe video të shumta nga këngëtaret tanë.

Pos artistëve të njohur këtë vit pati edhe figura të reja që e morën punën e muzikës shumë seriozisht. Njëri nga artistet e rijnë që u bë i njohur këtë vit dhe që po i ecën mjaft mirë është edhe Ari.

Ari ka realizuar dy projekte gjatë 2020-tës, projektin e parë e kishte bashkëpunim për të pasuar me një tjetër projekt solo që po i ecën mjaftë mirë.

Bëhet fjalë për këngën “A ma fal” e cila u realizua tri javë më pare dhe deri me tani ka kapur një milion klikime në Youtube.

Duke u nisur nga fakti që Ari është artist i ri një milion shikime në Youtube është një sukses mjaft i madh.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark