×
  • Showbiz
  • Show

    Artisti italian bën ‘twerk’ në prehrin e reperit Fedez dhe e puth në sy të gruas së tij

    Insajderi
    12 February 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artisti italian, Gino Paoli e kishte thënë pak më parë: Sanremo është një çmendinë. Çdo gjë mund të ndodhë. Dhe gjithçka ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar gjatë finales së festivalit.

    Këngëtari i “Made in Italy”, Rosa Chemical përfshiu reperin e njohur italian, Fedez në performancën e tij.

    Pasi i bëri ‘twerk’ në prehrin e reperit që ishte ulur në rreshtin e parë, më pas e tërhoqi zvarrë në skenë duke e marrë nga rreshti i parë i publikut.

    Fedez shfaqet shumë i habitur. Duart e Chemical përkëdhelin në fytyrën dhe gjoksin e reperit milanez. Dhe në fund dyshja u puthën në buzë, më pas të dy përqafohen dhe Federiko ulet sërish në mes të turmës, dukshëm i zënë në befasi.

    https://www.youtube.com/watch?v=gsIGKnXKh2ME gjithë kjo ndodh nën sytë e Chiara Ferragni, bashkëshortja e reperit Fedez, e cila tha se ka mbetur pa fjalë nga kjo ndodhi kur u ngjit në skenën e festivalit.

    Megjithatë, në fund të mbrëmjes çmimin kryesor e rrëmbeu Marco Mengoni me këngën “Due Vite”.

    https://www.youtube.com/watch?v=gsIGKnXKh2M

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark