×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Artisti me famë botërore përgëzon Dua Lipën: “Ke bërë albumin më të mirë të vitit”

    Insajderi
    30 October 2020 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Future Nostalgia” ishte padyshim një sukses për Dua Lipën dhe një gjë të tillë e ka vënë në pah edhe legjenda e muzikës Elton John.

    Gjatë një videoje live me artisten shqiptare, Johni e konsideroi albumin si një ndër më të mirët e këtij viti dhe ndër të tjera zbuloi dhe këngën e tij të preferuar.

    “Ndërkohë që ti po më interviston…Unë dua të të them se ke bërë një nga albumet më të mira të këtij viti, ‘Future Nostalgia’. Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, Davidi gjithashtu e adhuron”, u shpreh Elton Johni.

    Ai shtoi se në albumin e saj, Dua ka tre hite dhe  se”Levitating”  është e preferuara e tij.

    Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, artistja shqiptare me famë botërore ka punuar shumë për të arritur këtë sukses.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark