×
Lamb

Artisti serb që eci nëpër Kosovë me një qengj – hapë ekspozitë në Prishtinë

Insajderi
24 November 2021 - 20:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shtatë muaj pas kësaj ecje, artisti Luka Cvetkovic, ka vendosur që këtë performancë ta paketojë në një ekspozitë në Prishtinë, e cila do të hapet të enjtën e 25 nëntorit në Galerinë “LambdaLambdaLambda” në Prishtinë.

Prej 27 marsit deri me 3 prill të këtij viti, artisti serb Luka Cvetkovic ka zhvilluar një performancë duke ecur këmbë për 7 ditë, fiks 150 kilometra, nga fshati Jarinje në veri të Kosovës deri në Kaçanik në jug. Në Jarinje tek një fermer serb ka marrë një qengj dhe e ka mbajtur në krah gjatë tërë udhëtimit deri në Kaçanik ku e ka dorëzuar tek një kope tjetër delesh, pronë e një fermeri shqiptar. 

Performanca e titulluar “LAMB” është e dokumentuar nga perspektiva e qengjit, pasi qe idea kryesore ishte të ngritet çeshtja e subjektivizmit të ri karshi narrativave, koncepteve dhe projeksioneve ekzistuese. Gjithashtu performanca vë në diskutim pikëpamje të reja apolitike dhe të pakorruptuara për të kuptuarit e realitetit,  apo se si na paraqitet realiteti.

Pjesë e performancës ka qenë edhe gazetari Vullnet Krasniqi,i cili iu bashkua ecjes për të shkruar  për procesin e krijimit të kësaj performance. Ky udhëtim/performancë ishte dokumentuar në Insajderi përmes raportimeve të publikuara në një kategori të veçantë. Tekstet e publikuara në Insajderi, mund ti lexoni duke klikuar KETU.

Shtatë muaj pas kësaj ecje, artisti Luka Cvetkovic, ka vendosur që këtë performancë ta paketojë në një ekspozitë në Prishtinë, e cila do të hapet të enjtën e 25 nëntorit në Galerinë “LambdaLambdaLambda” e cila gjendet në Prishtinë, në qendër anash rrugës së godinës së Hotel Grand. Ekspozita hapet në orën 18:00 dhe do të qëndroj e hapur për disa ditë.

Sipas një koncept note nga Galeria, thuhet se  ajo çka “Luka dëshiron të propozojë me këtë perspektive ( atë që nuk shikon mbrapa tek vështruesi, dhe nuk e konfirmon pozitën e vështruesit) është mundesia për të pranuar qënien e tjetrit duke mos pasur nevojë për subjektivizëm njerëzor, dhe pa projektim”. 

“Përmes kësaj perspektive bëhet e mundur dekolonializimi i vetvetës nga statusi i njerëzve të cilët performojnë nacionalitetin, territorin, religjionin dhe fuqinë. Me fjalë të tjera e relakson vështruesin nga nevoja për të performuar pozita të identitetit, në mënyre që të heqin dorë nga to dhe të përvetsojnë  pozita të reja për t’i negociuar raportet”, thuhet në shpjegimin e Galerisë “LambdaLambdaLambda”. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark