×
  • Lajme
  • Insajderi

    As javën e ardhshme nuk pritet të ketë ndryshim të masave anti-COVID

    Insajderi
    10 October 2021 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javët e fundit është ulur ndjeshëm numri i rasteve me COVID dhe ka pasur ditë që asnjë person nuk ka vdekur nga pandemia.

    Pas përmirësimit të situates kryetarët e komunave gjatë kësaj jave zhvilluan takim virtual ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

    Por në këtë takim nuk u vendos për masat e reja, pasi u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

    Masa të reja nuk priten të merren as në javën e ardhshme.

    Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Gazetën Insajderi as se javën tjetër nuk do të ketë takim të kryetarëve të komunave me ministren e Shëndetësisë.

    “Jo, javën tjetër nuk do të ketë takim. Takimet me Ministrinë e Shëndetësisë për të analizuar situatën epidiomologjike në vend mbahen në çdo dy javë”, ka thënë ai.

    Ai tutje ka thënë se takimi i bie të mbahet në javën pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ku edhe do të analizohet situata me pademinë.

    Kujtojmë se katër persona vdiqën dhe 12 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit nga COVID-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark