×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “As në furrë s’kena mujt me shku” – Haxhi Avdyli e arsyetohet për mosdeklarimin e pasurisë

    Insajderi
    08 February 2023 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka dalur para gjykatës lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë.

    Çuditërisht seanca u mbyllë për publikun edhe pse vepra penale nuk kishte ndonjë sekret që zakonisht gjyqtarët e përdorin për të mbyllur seancat.

    Deputeti Avdyli mosdeklarimin e pasurisë e arsyetoi me faktin e pandemisë, raporton Betimi për Drejtësi.

    “E para, e nderuara gjykatëse, kemi të bëjmë me një vit i cili ka qenë vit i pandemisë edhe ju e dini si ka qenë, gjykatat s’kanë punu, por edhe në furrë s’kena mujt me shku. Kjo është ajo domethënë që duhet ta merrni parasysh me rrëzu këtë aktakuzë”, ka thënë i akuzuari Avdyli.

    Gjithashtu, ai tha se ka qenë fizikisht në Agjencionin për Parandalimin e Korrupsionit (APK), por nuk e kishin lejuar të hyjë brenda për shkak të pandemisë.

    “Edhe Agjencioni nuk m’kanë leju me hy brenda, edhe domethënë me arsyetimin që nuk lejohet për shkaqe të pandemisë, kurse në derë shkruan “Në raste të veçanta edhe mund të pranohet”, ka deklaruar tutje Avdyli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark