×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i LVV-së bie pre e një fotografie të vjetër, e fshin dhe kërkon falje

    Insajderi
    19 April 2021 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, Egzon Azemi ka shpërndarë një fotografi të cilin e ka quajtur “krim”.

    Fotografia e shpërndarë paraqet një rrugë në pjesën e  vjetër të Prishtinës që “po asfaltohet”.

    “Ky KRIM duhet të ndaloj MENJËHERË!

    Të mbulosh me asfalt një nga rrugicat më të vjetra të kryeqytetit është krim institucional. Logjika e këtij pushteti komunal po dëshmohet edhe njëherë se është;

    Rroftë tenderi, le të zhduket historia”, kishte shkruar Azemi në Facebook.

    Fotografia e postuar u shpërnda shpejtë në rrjete sociale, mirëpo vet Azemi e ka fshirë pak më vonë.

    Nuk ka shkuar shumë kohë dhe ka reaguar vet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ndaj këtyre lajmeve.

    I pari i Prishtinës ka postuar një fotografi aktuale në afërsi të Xhamisë së Madhe duke shkruar “Nuk janë mbulu kalldermat jo”.

    Asambleisti Azemi në një postim të mëvonshëm ka kërkuar falje.

    “Ju kërkoj falje nëse fotografin e keni parë ose shpërndarë nga profili im. Mirëpo detyrë e jona si asambleistë por edhe si qytetarë është të reagojmë në raste të tilla. Aq më tepër kur fotografia dërgohet nga mediat”, ka shkruar më pas Azemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark