×
  • Sport
  • Sport

    Asani refuzon ftesën e Shqipërisë, zbulohet arsyeja e mungesës

    Insajderi
    16 October 2022 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria ka programuar një miqësore në 26 tetor me Arabinë Saudite, që vlen më tepër për lojtarët e kampionatit shqiptar dhe “të harruarit” në Europë.

    Për shkak se kjo përballje luhet jashtë datave të lira nga FIFA, këtë herë nuk do të kemi “yjet” e zakonshëm. Mes emrave të rinj që u thërritën për këtë takim miqësor ishte edhe Jasir Asani.

    Sulmuesi 28-vjeçar luan me ekipin e Kisvarda në Hungari dhe në këtë sezon ka 11 paraqitje, por nuk ka arritur ende që të shënojë në kampionat.

    “Sport Time” zbulon ekskluzivisht se lojtari e ka refuzuar ftesën e Shqipërisë për takimin miqësor me Arabinë Saudite, pasi nuk është lejuar nga klubi i tij Kisvarda që t’i bashkohet kuqezinjëve.

    Klubi hungarez dëshiron shërbimet e Jasirit për ndeshjet e kampionatit që bien ndesh me përballjen ndaj Arabisë.

    Në sezonin e shkuar Asani realizoi 6 gola dhe bindi drejtuesit e klubit me aftësitë e tij.

    Ndërkohë vlen të theksohet se për këtë element ka pasur kontakte edhe nga Maqedonia e Veriut, që të përfaqësojë këtë fanellë.

    Kjo miqësore është një mundësi fantastike për protagonistët e Superiores dhe futbollistët e tjerë në Europë që nuk kanë pasur vëmendjen e Kombëtares në takimet e tjera, që të thonë fjalën e tyre me fanellën kuqezi, qoftë edhe për një ndeshje të vetme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark