×
  • Sport
  • Sport

    Asensio merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Real Madridi

    Insajderi
    26 May 2023 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asensio vendos përfundimisht për t’u larguar nga Real Madridi.

    Marco Asensio është i gatshëm për t’u larguar nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

    Reprezentuesit spanjoll i skadon kontrata në Madrid në fund të këtij sezoni, teksa ai po tërheq interesim nga klube të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

    Sipas “The Athletic”, Asensio kishte qenë në negociata me klubin që nga fillimi i vitit për një kontratë të re dhe kishte në tryezë një propozim për të vazhduar kontratën e tij, por ai ka marrë vendimin për të refuzuar rinovimin.

    27-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014. Ai ka bërë 50 paraqitje për Real Madrid këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

    Ai gjithashtu ka qenë pjesë e sukseseve të mëdha me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

    Për Asension besohet se klubet më të interesuara janë Aston Villa dhe Arsenali.

    Përveç tyre, interesim për ish-futbollistin e Malagas kanë shfaqur edhe disa klube italiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark