×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Askush nuk e mendon se sa i harxhon Biden në Japoni”, Haxhi Avdyli shfaq hapur lakminë për shpenzime luksi

    Insajderi
    18 October 2022 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i partisë ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka thënë se krerët e shtetit po e teprojnë me kursime në vizitat e tyre jashtë shtetit. Avdyli shfaq hapur lakminë për shpenzime luksi, duke marrë kështu shembull edhe harxhimet e presidentit amerikan, Joe Biden në Japoni.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se më herët ka pasur shpenzime të mëdha për vizita, e tash po kursehet shumë.

    Madje sipas tij, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gërvalla, po e teprojnë me kursime.

    Tash e kemi një kryeministër, kemi presidente, kryediplomate, që shpesh po bëjnë kursime, sa që po mendoj që ndoshta janë tu e tepru me kursime, nuk duhet me shku shteti në ekstrem me kursime. Askush nuk e mendon se sa i harxhon Biden në Japoni”, ka deklaruar ai në ATV.

    Ndryshe, ditë më parë, Insajderi solli ekskluzivisht shpenzimet e Presidentes dhe vartësve të saj.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe katër vartës të saj kanë harxhuar 19 mijë e 512 euro në vizitën e korrikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Derisa, në qershor të këtij viti, Insajderi poashtu shkroi edhe për harxhimet e kryeministrit të Kosovës në SHBA, atje ku Kurti dhe tre vartës të tij i harxhuan mbi 15 mijë Euro vetëm për akomodim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark