×
  • Showbiz
  • Show

    Asnjë këngë për jetën e saj, Dua Lipa më në fund zbulon arysen

    Insajderi
    17 September 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka folur shumë herë për atë që e ka frymëzuar muzikën e saj, por duket se njerëzit duan të dinë akoma më shumë.

    Në “60 minutat e CBS”-it të dielën, intervistuesi Anderson Cooper i tha Dua-s, “Pashë disa fansa që nuk e kanë kuptimin se kush je. Në tekste nuk shkruan asgjë për vetën tuaj”.

    Përgjigjja e saj për këtë? Kjo është e gjithë ideja.

    “Po. Është diçka që natyrshëm që e bëj. Disa njerëz janë kaq … të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i japin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve”, tha ajo.

    Ndërsa Dua nuk dha ndonjë shembull, sigurisht që ka një numër muzikantësh pop që mund t’i përmendë, tekstet e të cilëve shpërndahen vazhdimisht nga fansat në përpjekje për të zbuluar se për kë dhe për çfarë po këndojnë.

    Ajo vazhdoi duke thënë: “Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e donin vërtet. Jo sepse po e nxisja dikë, ose jo sepse po e bëj për klikim në kurriz ndoshta të dikujt tjetër.”

    Përveçse nuk këndon për jetën e saj private, Dua nuk flet as për këtë. Ajo aktualisht është në lidhje me aktorin britanik Callum Turner, por ndërsa ata janë parë shpesh bashkë, ajo nuk e ka përmendur atë në një intervistë apo nuk është shfaqur në tapetin e kuq me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark