×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Asnjë lojtar i kombëtares nuk po agjëron, madje as Mavraj

    Insajderi
    07 June 2016 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje (e hënë) ka filluar muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani dhe dihet se disa nga futbollistët e kombëtares agjërojnë dhe janë besimtarë të rregullt.

    Por nga disa njohës futbolli, kjo u konsiderua si një vështirësi shtesë në këtë kampionat, sidomos duke marrë shembull se ndeshja me Zvicrën është në kulm të agjërimit, në orën 15:00.

    Mirëpo, i dërguari ynë në Lannion, Endi Tufa, konfirmoi se asnjë prej lojtarëve nuk po agjëron, të paktën në ditën e parë, edhe pse duket se ka një marrëveshje që asnjë lojtarë të mos agjërojë për asnjë ditë.

    “Stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka filluar agjërimin në ditën e hënë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por nga komunikimet që kam patur nuk do të ketë agjërues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njoftoi nga Lannioni, Endi Tufa.

    Gjatë grumbullimit, mbrojtësi Mërgim Mavraj, nuk pranoi që të mbarte fanellë që reklamonin alkool, ndërsa pas këtij episodi filloi edhe diskutimi mbi agjërimin, por tani konfirmohet se as Mavraj nuk është duke agjëruar. / Top Channel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark