×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Asociacioni është hapi i zero i zbatimit të marrëveshjes”, thotë zyrtari serb

    Insajderi
    15 March 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Themelimi i Asociacionit përfaqëson pikën zero të zbatimit të marrëveshjes së Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe është “parakusht i domosdoshëm” për palën serbe, thotë Nemanja Staroviq, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, shkruan Insajderi.

    “Ka të bëjë me integritetin e procesit”, thotë Staroviq, derisa shton se Aneksi i Zbatimit do të ishte “i pakuptimtë” pa themelimin paraprak të Asocacionit të Komunave me  Shumicë Serbe.

    Zyrtari i lartë serbë thotë se me rëndësi është që komuniteti ndërkombëtar mos ta identifikojë Serbinë si palën penguese të marrëvehshje, “por që Prishtina e në rend të parë Kurti, të fajësohen për mungesë të marrëveshjes, për shkak të qëndrimit të tyre rigjid në refuzimin për të themeluar Asociacioniun”.

    “Nuk ka ndarje të fajit në dy anët, është e qartë kush është penguesi”, tha ai në një intervistë për televizionin publik serb, transmeton Insajderi.

    “Edhe pse dëgjuam mesazhe të mira dhe të rëndësishme nga Miroslav Lajçak mbrëmë, këto mesazhe nuk i dëgjojmë nga Prishtina ose në vende tjera”.

    “Zbatimi [i marrëveshjes] nuk mund të ndodh pa u formuar Asociacioni, që edhe përfaqëson hapin zero të zbatimit të çfarëdo gjëje tjetër”, tha mes tjerash Nemanja Staroviq.

    Kutjojmë se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi kreu takimet në Beograd, u shpreh decidivisht se “nëse nuk themelohet Asociaiconi, nuk do të ketë as marrëveshje”.

    Çfarë tha Lajçak?

    Dy ditë në Prishtinë e dy në Beograd, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kreu takimet me përfaqësuesit politikë të të dyja palëve, takimet këto të cilat për synim patën finalizimin e përgatitjeve para takimit trepalësh në Ohër ku pritet të ketë dakordim rreth Aneksit të Zbatimit të Plan-Propozimit Evropian për Normalizim të Marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

    Lajçak pati dy mesazhe rreth pikave më të ngurta të palëve – ndaj palës kosovare sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe palës serbe e cila e paraqet për vijë të kuqe anëtarësimin e Kosovës në OKB – se po qe se insistohet në moszbatimin e këtyre dyjave, atëherë edhe rrjedhimisht nuk mund të ketë marrëveshje.

    Krejt në fund të vizitës së tij në Beograd, ai zhvilloi edhe një takim të vonshëm me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast tha se i dëgjoi komentet e tij rreth Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes së BE’së. “Pasi morra përgjigjet nga të dyja Palët, tash do të finalizojmë përgatitjet para takimit në Ohër”, shkroi ai në Twitter.

    /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark