Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, që do të filloj nga ora 14:30 do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në agjendën e qeverisë sot në rend të ditës është “Informatë rreth Propozimit për Mekanizmin Punues për Asocacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë”.
Para disa ditësh presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj e kanë riaktivizuar ekipin i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe.
Ndërsa drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, pritet të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me të.