×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Asociacionin pres ta formojë kjo Qeveri, pyetja është vetëm kur do të ndodh”

    Insajderi
    17 March 2023 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se Qeveria aktuale duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Ai thotë se kjo është pritshmëri e tij, pasi që në këtë drejtim duhet të lëvizjet sa më shpejt.

    Në një intervistë për RTV21, Escobar thotë se Asociacioni është obligim që e ka marë përsipër jo një njeri apo parti, por një organ ndërkombëtar siç është Qeveria.

    “Jo. Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është qeveria e Kosovës. Pra, shtrohet pyetja se kush do të jetë në krye kur të ndodhë? Sigurisht që pres që do të jetë kjo qeveri sepse na duhet progres menjëherë, por fakti është se për ne ju jeni anëtarë të komunitetit euroatlantik – nuk jeni pjesë të strukturave formale – por nënshkrimi juaj, nënshkrimi i liderëve tuaj të mëhershëm është i vlefshëm për ne, do të duhej të vlejë për ne dhe do të duhej të jetë i vlefshëm edhe për ju. Pra, çështja është se si të arrijmë aty duke e ditur se ky është fakt që do të ketë një Asociacion”, ka thënë Escobar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark